Zemaj: Dosja për vrasjen e aktivistëve të LDK-së në duart e Gjykatës Speciale (Video)

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se shumë luftëtarëve të FARK që kanë qenë krah i armatosur i LDK-së, është munduar të ju hiqen meritat për luftë e madje është thënë që mos të përfshihen edhe në listat e veteranëve.

Zemaj në emisionin Rrokum Roll ka thënë se ke kohë janë demaskuar veprimet e disave që janë fshehur pas tri shkronjave të arta të UÇK-së dhe pas dëshmorëve.

“Ambiciet e tyre kanë qenë më shumë personale për ardhjen në pushtet”, thekson Zemaj, ndërsa shton se e vërteta del në shesh gjithmonë.

Zemaj ka sqaruar se lëndët për vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe ushtarëve të FARK janë në duart e EULEX-it dhe munden me qenë pjesë e Gjykatës Speciale.

Be the first to comment

Leave a Reply