Ja gjendja në Merdare, bashkëatdhetari thotë se kolona është 10 kilometra e gjatë (Video)

Një bashkëatdhetar ka dërguar video në redaksinë e Periskopit nga kufiri Kosovë-Serbi, në Merdare.

Vedat Shabani, i cili ka dërguar videot, për Periskopin ka thënë se kolonat në këtë pikë kufitare janë zgjatur deri në 10 kilometra.

“Kjo është gjendja sot në kufirin Serbi-Kosovë, në Merdare. Kolona është afër 10 kilometra e gjatë”, ka thënë ai, raporton Periskopi.

Ndër të ngujuarit në këtë kolonë është edhe vet Shabani.

Kolonat po bëhen shkaku i fluksit të madh të bashkëatdhetarëve drejt Kosovës për festat e fundvitit. /Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply