Rusia armatosë Serbinë për ta rritur ndikimin në Ballkan

Rusia është e vendosur për ta furnizuar Serbinë me avionë luftarakë, tanke dhe automjete luftarake, në bazë të një marrëveshje të arritur midis dy vendeve gjatë vizitës së fundit të kryeministrit serb në Rusi, Aleksandar Vucic.

Gjashtë avionë luftarak MiG-29, 30 tanke T-72 dhe 30 mjete të tjera luftarake do t’i marrë Serbia nga rezervat e armatimit rus. Avionët do të duhet t’i dorëzohen Serbisë në mars në vitit të ardhshëm, që do t’i kushtojnë në mes të 180-230 milionë euro, shkruan gazetametro.net.

Vucic, i cili arriti marrëveshjen gjatë vizitës së tij këtë të mërkurë në Rusi tha se me këto do të rritet aftësia mbrojtëse e Serbisë. Shumica e fqinjëve të Serbisë tani janë janëtarë të NATO-s.

Marrëveshja është konsideruar si një hap i cili do të forcojë ndikimin rus në Ballkan.

Kryeministri serb tha gjithashtu se vendi i tij do të mbetet ushtarakisht neutral pavarësisht armëve të reja nga Rusia.

“Qielli mbi Serbinë do të jetë absolutisht i sigurt”, tha Vucic. “Kjo do të thotë që ne do të kemi një avantazh mbi ata që ndoshta do të mendojnë se mund ta kërcënojnë Serbinë në të ardhmen. Ne nuk do ta kërcënojmë askënd”.

Forcat e armatosura të Serbisë kanë pothuajse 80 për qind të armatimit, teknologji sovjetike, trashëgimi nga Ushtria Popullore Jugosllave.

Edhe pse kërkon zyrtarisht anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka rrëshqitur drejt aleancës tradicionale sllave dhe ortodokse, duke e rritur aleancën me Rusinë.

Gjatë një takimi me Vuçiqin, Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka propozuar ushtrime trepalëshe taktike me Bjellorusinë, të quajtur “vëllazëria sllave”, thuhet në deklaratë qeverisë ruse. Ai tha se Rusia është e gatshme të intensifikojë bashkëpunimin me Serbinë në trajnimin ushtarak.

Marrëveshja e armëve vjen në mes të tensioneve në rritje në mes të Serbisë dhe Kroacisë fqinje, anëtare NATO-s dhe të BE-së, dhe intensifikimit të përpjekjeve ruse për të parandaluar përafrimin e mëtejshëm të Ballkanit me Perëndimin.

Shumë njerëz në Serbi janë armiqësorë ndaj NATO-s për shkak të bombardimit të vendit në vitin 1999.

Ministri i punës i Serbisë Aleksandar Vulin tha se marrëveshja armëve me Rusinë është “historike”.

“Që nga agresioni i NATO-s, ne nuk kemi qenë kurrë më të sigurt”, ka thënë Vulin. “Tani ne do të jemi në gjendje për të mbrojtur territoret tona”.

Be the first to comment

Leave a Reply