Mafia shqiptare kontrollon biznesin e kokainës në Belgjikë

Mafia shqiptare që vepron në Antwerp të Belgjikës është hallka kryesore e zinxhirit të transportimit të kokainës, nga Kolumbia drejt ishullit të Britanisë së Madhe, transmeton Gazeta Metro.

Sipas një raporti special të gazetës britanike Mirror, porti detar i qytetit të Antwerpit, që gjendet 370 kilometra larg Londrës, është pika ku narkotrafikantët kolumbianë dërgojnë kokainën e klasit të parë, mall ky shumë i kërkuar në Britani, sidomos në Londër.

drugs-gang

Kartelet e drogës po përdorin mënyra nga më të ndryshmet për ta futur drogën kontejnerët e portit detar të Antwerpit. Një doganier anonim thotë se po e kanë të pamundur të fitojnë luftën ndaj transportimit të kokainës, pasi trafikantët janë gjithnjë një hap përpara. Prej portit belg, mafia shqiptare përkujdeset që malli në fjalë të arrijë në Londër.

Gazeta britanike shkruan se tregu i drogës në Antwerp është nën kontrollin e plotë të shqiptarëve, të cilët fokusin kryesor e kanë Britaninë, përkatësisht Londrën.

4

“Mafia shqiptare, profitin më të madh nga kokaina e regjistron në Britani, ku për një kilogram merr 50 mijë euro. Një kilogram në vende të tjera të Europës kushton 30 mijë euro”, thotë një burim nga ky port.

Ditë më parë është publikuar një studim, i cili ka nxjerrë qytetin belg të Antwerpit si kryeqytetin e Europës për konsumim të drogës. /gazetametro.net

1

Be the first to comment

Leave a Reply