Rikthehet Bale (Foto)

Gareth Bale është rikthyer në Madrid pas pushimeve, për të vazhduar me procesin e rikuperimit

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale, i cili u operua javë më parë në kyçin e këmbës së djathtë, është rikthyer në Madrid për të vazhduar me procesin e rikuperimit.

“I shijova me të vërtetë pushimet e fundvitit, por mirë që u riktheva në Madrid për të vijuar me rikuperimin”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Bale do të jetë jashtë fushave deri në mars të vitit 2017, mungesë e madhe kjo për trajnerin Zinedine Zidane, që po mundohet të gjejë zëvendësuesin e duhur të uellsianit – duke bërë rrotacione.

Be the first to comment

Leave a Reply