Jo vetëm Griezmannin, Mourinho e dëshiron edhe këtë lojtar të Atleticos (Foto)

Manchester United ka shprehur interesim edhe për Saul Niguez

Përveç sulmuesit francez, Antoine Griezmann, Manchester United ka shprehur interesimin edhe për një tjetër lojtar të Atletico Madrid. Sipas “The Times”, “Djajtë e Kuq” duan edhe mesfushorin e talentuar, Saul Niguez.

“The Times” shkruan se Jose Mourinho u ka thënë drejtuesve të klubit se i dëshiron me çdo kusht dy lojtarët në “Old Trafford” për sezonin e ardhshëm.

Për të ndodhur kjo, “Djajtë e Kuq” kanë bërë gati 145 milionë funta për dyshen e klubit spanjoll, ofertë që mund të merret në konsideratë nëse Diego Simeone largohet gjatë verës.

Be the first to comment

Leave a Reply