26 vjeçarja që humbi jetën në sulmin në Stamboll e parashikoi vdekjen e saj (Foto)

Kjo foto tregon Rita Chamin dhe të fejuarin e saj Elias Wardini të cilët qeshin para kameras vetëm disa orë para mbylljes tragjike të vitit 2016

estimet e Vitit të Ri në Stamboll do të ishin mbyllja e një viti dhe e jetës së dy të rinjve, të dy 26 vjeç, studentë në Universitetin Amerikan të Shkencës dhe Teknologjisë në Liban.

Figurat e tyre në mediat sociale shfaqen duke qeshur pa ditur fatin e zi që i priste e ndërsa profilet e tyre janë mbushur me statuse përkujtimore.

Sipas mediave turke Rita e cila kishte humbur nënën katër muaj më parë nga kanceri shkroi në facebook një status që parashikoi frikshëm fatin e saj tragjik.

“Shpresojmë se do të ketë argëtim [në Turqi], skenari më i keq është që unë të vdes në një shpërthim dhe të takoj nënën time ”, shkruante 26 vjeçarja transmeton faqja e lajmeve IMLebanon.

Babai i saj zemërthyer tha se u përpoq ta ndalonte të bijën por ajo vendosi të shkojë me miqtë e saj.

Para vdekjes së saj, Chami ka postuar në Facebook një poemë të saj në gjuhën arabe në lidhje me ata që nuk janë më në këtë jetë duke shkruar se “ata janë gjithmonë atje … gjithmonë mes nesh dhe përreth nesh”./dritare.net

 

Be the first to comment

Leave a Reply