Ekrani gjigant i qendrës tregtare, shfaqi material pornografik (Video)

Në Ningbo të Kinës, qytetarët kanë mbetur të befasuar nga ajo që kanë parë në ekranin të cilin një qendër tregtare e shfrytëzon për reklamime.

Në vend të ofertave për shitjen e mallrave, është shfaqur material pornografik për afro dhjetë minuta,

Ky rast që nuk është pëlqyer nga të pranishmit, është raportuar në Polici dhe menjëherë është ndërmarrë intervenimi parandalues.

Mësohet se kjo pjesë e filmit për të rritur është ruajtur pa dashje në llaptopin e kontrolluesve dhe pastaj është lëshuar në mënyrë automatike.

Gjatë marrjes në pyetje, punëtorët përgjegjës kanë thënë se kjo është bërë pa dashje dhe ata nuk kanë qenë në dijeni se çfarë po shfaqet në billbordin elektronik.

“Ishte e turpshme, thjeshtë nuk mund të shikoja. Në rrugë kishte edhe fëmijë, kjo është një situatë e papranueshme”, ka thënë një grua e shqetësuar.

Mirëpo, disa të tjerë po e konsiderojnë si një rast që ndodhë dhe po mahiten me të në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply