Këngëtarja shqiptare mbulohet me dollarë, shikoni si kthehet nga Amerika

Disa kanë shpenzuar para pafund për natën e Vitit të Ri, ndërsa disa të tjerë i kanë shfrytëzuar këto ditë për të bërë sa më shumë para. Disa prej këtyre njerëzve janë këngëtarët, të cilët kanë marrë pjesë në koncerte dhe në lokalet me të njohura në Amerikë apo kudo ku ka shumë shqiptarë.

Anxhela Peristeri është një ndër këta këngëtarë, e cila vlerësohet shumë për zërin e saj dhe suksesin profesional.

Ndërkaq, në një foto të postuar në internet Anxhela tregon fitimet e natës së ndërrimit të viteve gjatë përformancës në Amerikë, ndërsa në videot e postuara duken dollarët që kanë mbuluar dyshemenë.

“Mirësevjen 2017”, shkruan këngëtarja ndërkohë që në foto shfaqet një tavolinë e tejmbushur me dollarë.

Be the first to comment

Leave a Reply