Villa përrallore që u shit për vetëm 1 funtë (Foto)

Kjo vilë përrallore plot histori, e cila është ndërtuar në vitin 1830, është shitur për shifrën e pabesueshme të 1 funtë.

Vila ka shërbyer si gjykatë dhe shtëpi gjykatësish që prej 1830 deri 46 vjet më parë në Powys County në Angli.

Vitet e fundit ka shërbyer si muze dhe vizitohej nga 11 mijë turistë në vit.

Por, duke qenë se ka nevojë për shërbime që kushtojnë mijëra funte, Këshilli i qytetit e ka nxjerrë në shitje për një vlerë minimale prej 1 funt.

Sigurisht që ajo është blerë menjëherë dhe pronari i ri ka bërë “ujdinë e shekullit”.

Be the first to comment

Leave a Reply