Një peshk “alien: kapet në brigjet e Meksikës (VIDEO)

Në brigjet e Los Cabos, Meksikë, është kapur një peshk “Alien” me pamje të rrezikshme dhe grabitqar. Peshku është publikuar përmes Facebook-ut nga “Pisces Sportfishing Fleet”

Në brigjet e Los Cabos, Meksikë, është kapur një peshk “Alien” me pamje të rrezikshme dhe grabitqar.

Peshku është publikuar përmes Facebook-ut nga “Pisces Sportfishing Fleet” të martën e kaluar dhe deri tani është shpërndarë mbi 500 herë.

Faqja që ka publikuar pamjet e peshkut, ka bërë me dije, se kjo krijesë e fryrë, me ngjyrë pink dhe me formën e peshkaqenit është kapur dhe pastaj lënë i lirë përsëri nga peshkatari Jaime Rendon.

Pas kontaktit me peshkatarin që e kapi dhe duke e studiuar vendin ku u kap peshku “Alien” grupi ndau opinionin se “mund të jetë një peshkaqen i fryrë me ujë, stomaku i tij është i mbushur me ujë ndoshta për të zmadhuar përmasat e tij që të bëjë të pamundur që të gëlltitet nga grabitqarë të tjerë”.

Ata thanë gjithashtu se peshkaqeni ishte gjetur një milje larg bregut, në thellësinë 370 këmbë.

 

Be the first to comment

Leave a Reply