Conte konfirmon transferimin e parë

Antonio Conte është duke menduar që ta rikthejë Aken në “Stamford Bridge”

Pas një sezoni tejet të mirë, Nathan Ake, i cili është i huazuar te Bournemouth, mund të rikthehet gjatë janarit në “Stamford Bridge”. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i “Bluve të Londrës”, Antonio Conte, i cili ka lavdëruar mbrojtësin 21 vjeçar.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe së fundmi po luan në çdo ndeshje për Bournemouth”, tha fillimisht Conte.

“Të jemi i sinqertë, jam duke e përcjell atë sepse Ake mund të jetë një mundësi e mirë për ne në këtë afat kalimtar. Po, mund ta rikthejmë”, deklaroi Conte.

Be the first to comment

Leave a Reply