I dehuri u nis në këmbë nëpër autostradë, për në shtëpinë që ndodhet 160 kilometra larg (Video)

Jase Critchley ka qenë duke vozitur në Milton Keynes të Anglisë, kur e ka takuar një njeri të paemëruar që ecte në mes të autostradës.

Shoferi 37-vjeçar ka ndaluar dhe e ka pyetur burrin e dehur – që këndonte në mes të rrugës – se ku po shkonte, transmeton Telegrafi.

Kur ka kuptuar se ai është nisur për në shtëpinë që ndodhet në Sheffield, që i bie të jetë 160 kilometra larg nga aty, i ka kërkuar të ndalet dhe e telefonon Policinë.

“Ai ishte i dehur dhe nuk dinte asgjë për vete, megjithëse ishte në disponim të mirë. I kërkova të mos ecte në atë formë, sepse ishte e rrezikshme. Ai u bind”, ka thënë Critchley lidhur me rastin.

Meqenëse nuk ishte i dhunshëm, policët i kërkuan atij ta dërgonte në shtëpi, pasi janë në patrullë dhe duhet të jenë në terren.

Mësohet se i dehuri ka qëndruar i qetë në ulësen e pasme të veturës. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply