Të hënën protestojnë shqiptarët në Amerikë, kundër arrestimit të Haradinajt (Foto)

Komuniteti i Shqiptarëve në Amerikë ka bërë thirrje për t’iu bashkangjitur protestës kundër arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ftojmë të gjithë të bashkohen në një protestë paqësore kundër arrestimit të z.Ramush Haradinaj, këtë të hënë më 9 janar 2017 nga ora 11:00-13:00. Bashkohuni në protestën tonë paqësore për lirimin e Haradinajt”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Në shenjë të kërkesës për lirimin e Haradinajt, ky komunitet ka kërkuar që në protestë qytetarët të sjellin me vete flamujt, atë të Kosovës, Shqipërisë dhe SHBA-ve./Lajmi.net/

Be the first to comment

Leave a Reply