Vështirë të besohet se Pamela është nëna e këtij 20-vjeçari (Foto)

Pamela Anderson dhe djali i saj, Brandon Thomas Lee, janë shfaqur të lumtur në të zeza, në një festë bamirësie.

49-vjeçarja ishte në Beverly Hills me djalin e saj 20 vjeçar, të cilin e ka nga martesa me ish burrin Tommy Lee, i njohur si baterist i bendit “Motley Crue”.

Pamela, regjisori Nicholas Jarecki, rokerja Courtney Love dhe Brandon (Getty Images)

Aktorja dhe bir i saj morën pjesë në gjashtëvjetorin e fondacionit të Sean Penn dhe miqve, “Haitian Relief Organisation”, në një gala mbrëmje të organizuar në Beverly Hills.

Fondacionin e ka themeluar Penn pas tërmetit shkatërrues në Haiti në vitin 2010. /Telegrafi/

Sean Penn u mbështet nga vajza 25-vjeçare Dylan dhe djali 23-vjeçar Hopper (Getty Images)

Be the first to comment

Leave a Reply