Kujdes! Sot partnerët do t’iu tradhtojnë, ja arsyeja

Nëse e keni ndjerë që partneri apo partnerja juaj është larguar paksa prej jush kohët e fundit, sot më shumë se kurrë duhet t’i bëni sytë katër.

Një studim i kryer nga Gleeden, një sajt online për takimet jashtëmartesore, ka zbuluar se kjo ditë, 9 janari, është dita në të cilën partnerët kërkojnë të mashtrojnë njëri-tjetrin.

Sipas të dhënave të këtij sajti i cili ka më shumë se 3.3 milionë anëtarë, e hëna e dytë pas pushimeve të Krishtlindjeve është një datë e rëndësishme për partnerët jo besnikë.

Por përse njerëzit mashtrojnë në janar?

Sipas përdoruesve të Gleeden, festimet e tepërta në fund të vitit i nxisin çiftet dhe i frymëzojnë për “një dëshirë të madhe për liri”, shkruan Mirror.

Më shumë se gjysma e të anketuarve në sondazhin e Gleeden, (52 %) ka dhënë këtë arsye në lidhje me tradhtinë e tyre.

26% e të anketuarve janë shprehur së dëshironin diçka të re në jetë dhe 19% kanë treguar se janë të prirur drejt eksperiencave të reja në fillim të vitit.

Be the first to comment

Leave a Reply