Luana bëhet brune

Mbrëmjen e djeshme është trasmetuar puntata e parë e emisionit “Pa limit” nën moderimin e Luana Vjollcës.

Moderatorja e njohur është rikthyer në ekran  pas një mungese prej disa muajsh. Ajo do të jetë e vetme në skenë në prezantimin  e këtij programi të humorit ku aktorët e rinj do të zhvillojnë lojëra të ndryshme me  personazhet e ftuar.

Duket se këto nuk janë të rejat e vetme nga Luana.  Ajo ka menduar të ndryshojë dhe look-un e saj.

Para pak minutash moderatorja ka postuar në InstaStory një foto ku shfaqet me flokë të zinj. Duket se në këtë sezon të ri Luana ka dashur të vijë me të vërtetë shumë ndryshe. Ajo ka qenë brune dhe më parë por asnjëherë me flokë kaq të errëta.  Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një ndryshim të përkohshëm apo duhet të mësohemi me Luanën brune por duhet thënë se duket shumë bukur kështu.

Be the first to comment

Leave a Reply