Studimi: Ja çfarë duhet të bëni që prindërit tuaj të jetojnë më gjatë

Shkencëtarët shpesh na inkurajojnë me zbulime të mahnitshme dhe të rëndësishme. Hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar kohët e fundit se çfarë mund të bëjmë për të zgjatur jetën e prindërve tanë. Receta rezulton të jetë shumë e thjeshtë.

Rezultatet e këtij studimi do t’iu bëjnë të kuptoni se përse prindërit tanë kanë nevojë aq shumë për vëmendjen dhe kohën tonë.

Është zbuluar se vetmia luan një rol kyç në përshpejtimin e procesit të plakjes të lidhur me vdekshmërinë.

Shkencëtarët kanë vëzhguar gjendjen e 1600 të moshuarve me një moshë mesatare 71 vjeç. Faktorë të tillë si shëndetësia dhe ekonomia nuk janë marrë parasysh, por vetëm vetmia.

Gjatë 6 viteve të hulumtimit, 14% e të moshuarve të vizituar vazhdimisht nga të afërmit e tyre kanë vdekur, në krahasim me 23% të pjesëmarrësve pa vizitorë familjarë.

Sa më të vjetër të jenë njerëzit, aq më shumë rëndësi ka familja për ta. Por na ana tjetër, fëmijët dhe nipërit kërkojnë më pak komunikim me brezin e vjetër.

Por të moshuarit kanë nevojë për përqafimin e fëmijëve dhe nipërve e mbesave. Disa orë në ditë apo në javë me ta , një telefonatë apo një përqafim, do të rris shanset që ata të jetojnë më gjatë dhe më të lumtur.

Be the first to comment

Leave a Reply