Këshilla mbijetese për dimër: Si ta shmangni sulmin nga qentë endacak?

Stina e dimrit është më problematikja për këmbësorët, pasi që mundësitë janë të mëdha që ata do të ballafaqohen me qentë endacakë.

Disa nga këta qen kanë sjellje të paparashikueshme dhe mund të jenë tejet agresivë. Prandaj, është e qartë se këta qen janë kërcënim për jetën e njeriut.

Duke marrë parasysh këtë, Telegrafi më poshtë ju sjell disa rekomandime nga ekspertë dhe veterinarë të ndryshëm se si ta mbani veten të sigurt dhe t’i parandaloni sulmet nga qentë.

Mos krijoni panik

Të gjithë e dinë se qentë dhe kafshët tjera mund ta nuhatin frikën njerëzore. Sidoqoftë, është tejet e vështirë të qëndroni të qetë kur jeni përballë një qeni agresivë i cili është duke ju lehur. Nëse bërtitni, i lëvizni armët apo provoni të vraponi, ju vetëm sa e aktivizoni instinktin e gjahut te qentë dhe e provokoni t’ju sulmojë.

Ndalni vrapin dhe ecni…

Nëse ndodh që të ballafaqoheni me një qen agresiv gjatë kohës kur keni qenë duke vrapuar, atëherë filloni të ngadalësoni. Pasi të ngadalësoni, kthehuni dhe vraponi në drejtimin e kundërt me qenin, por gjithmonë shikoni a është duke ju ndjekur.

Është e rëndësishme të dini se nëse qëndroni drejt me armët e shtrira, qeni do ta humb interesin dhe do të largohet nga ju.

Mos e shikoni në sy qenin!

Kontakti direkt me sy mund ta intensifikojë sjelljen agresive të qenit. Shikimi i qenit në sy bën që ai ta interpretojë si kërcënim dhe mund të bëhet shkaktar i një sulmi.

Vëzhgojeni qenin herë pas here për të dëshmuar se nuk do t’ju sulmojë, por gjithmonë duke e shmangur kontaktin direkt me sy.

Shpërqendrojeni qenin me objekt tjetër

Faktikisht, çdo objekt që keni afër mund të jetë ndihmesë e madhe. Jepni qenit diçka për të ngrënë apo përtypur – mund të jetë një këpucë, shishe e plastikës apo edhe çanta juaj e shpinës.

Kjo gjë do ta shpërqendrojë qenin dhe ju do të keni pak kohë të ikni!

Be the first to comment

Leave a Reply