Publikohet versioni ‘tallava’ i këngës ‘Cocaina’ (Video)

Është publikuar versioni ‘tallava’ i këngës ‘Cocaina’ të reperit Mozzik

Ky miks është bërë nga këngëtari Daim Lala dhe në videon e publikuar në Youtube, shihet se ka edhe përmbatje të klipit, shkruan lajmi.net

Lajmi.net ka kontaktuar me menaxherin e Mozzik, Mehmet Elshani i cili ka thënë se në këtë rast janë shkelur të drejtat e autorit.

“AVD Digital, kompania që mbron të drejtat e këngës ‘Cocaina’ të Mozzik në kanalin Youtube, do ta heqë këtë remiks nga ky kanal pasi janë shkel të drejtat e autorit. Askush  nuk ka marrë leje nga ne për përdorimin e këngës apo klipit, prandaj edhe do të largohet ky remiks nga kanali i publikuar” ka thënë Elshani.

Kujtojmë se kënga ‘Cocaina’ nga Mozzik ka kaluar shifrën e 30 milion klikime duke u shëndrruar në një hit të padiskutuar./Lajmi.net/

Be the first to comment

Leave a Reply