Shaqiri tregon nëse ka probleme me trajnerin Hughes

Xherdan Shaqiri nuk ka probleme me trajnerin Mark Hughes, pavarësisht minutave të paktë që po merr në ndeshjet e fundit

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, duket se nuk është titullar i padiskutueshëm te Stoke City, i cili nuk po luan shumë në ndeshjet e fundit. Pavarësisht kësaj, ai thotë se është i lumtur dhe se kjo nuk ka të bëjë asgjë me trajnerin, Mark Hughes.

“Kur grushtoj ulësen, nuk do të thotë se jam i zemëruar me dikë për ndonjë arsye. Është vetëm emocion dhe diçka krejt normale. Nuk mendoj se ka këtu diçka gabim”, ka deklaruar Shaqiri.

 

Be the first to comment

Leave a Reply