Kopja e Ibras lajm në mediat angleze, shqiptari e priti suedezin jashtë hotelit para derbit ndaj Liverpoolit

Manchester Unitedi dhe Liverpooli u ndan me një barazim 1-1 në derbin e javës së 21-të në Ligën Premier.

Por, para ndeshjes Mirror i kushtoi një lajm kopjes së Zlatan Ibrahimovic, i cili ishte duke e pritur atë të shtunën mbrëma jashtë hotelit Lowry.

Kopja besohet se është shqiptari, Ahmet Murina, i cili në një intervistë në vitin 2016, kishte zbuluar se shumë qytetarë e ndalojnë atë për fotografi.

Ëndrra e tij ishte që një ditë të takon Ibran, por se a ia ka arritur, kjo mbetet të shihet në vazhdim.

Mediat angleze të befasuara nga ngjashmëria e madhe e fokusuan mirë fytyrën e shqiptarit, i cili dukej i dëshpëruar që idhulli i tij nuk u ndal për një foto.

Be the first to comment

Leave a Reply