Reali humbet ndaj Sevillas, por mbetët në krye

Real Madridi ka humbur ndaj Sevillas me rezultat 2-1 në javën e 18-të të La Ligas.

Ishte një ndeshje me raste nga të dy anët, por vendasit në pjesën e dytë dukeshin më të motivuar për lojë.

Image

Pjesa e parë ishte pa gola, por me dy raste të Cristiano Ronaldos. E dyta filloi me rastin e Wissam Ben Yedd, por Keylor Navas shpëtoi Los Blancos.

Në minutën e 66-të gjyqtari kryesor akordoi penallti për mysafirët dhe ishte Cristiano Ronaldo, ai që e shndërroi në gol.

Pas 20-të minutash Sergoi Ramos shënoi në autogol, ndërsa në minutat shtesë shënoi i sapoardhuri Stevan Jovetic dhe me rezultat 2-1 përfundoi gjithçka.

Reali vazhdon në krye me 40 pikë, apo dy më pak se Barcelona, e cila ka një ndeshje më shumë. Kurse Sevilla ngjitet në pozitën e dytë me 39 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është kundër Malgas, ndërsa Sevilla udhëton te Osasuna.

Be the first to comment

Leave a Reply