Berisha i përgjigjet ashpër Vuçiçit: Kosova e pavarur! Edvin, mos hesht o servil…!

Sali Berisha, ish kryeministër i Shqipërisë, përmes një postimi në facebook, i është kundërpërgjigjur ashpër Kryeministrit Serb, Aleksandër Vuçiç, i cili dje deklaronte dje se ishte hera e fundit që paralajmëronte shqiptarët

“Keshtu, Vuçiç, pasi u detyrua te ktheje me bisht nen shale trenin e serbomarrezise, nga agresor u kthye ne viktime dhe paralojmeroj shqiptaret „te rrijne urte“ se nje here te dyte „nuk do t’i fale“. Keshtu, Vuçiç kercenoi per ndeshkim Kosoven sikur po fliste per nje qytet te Serbise dhe jo per nje shtet te pavarur, me te cilin ka humbur luften dhe firmosur kapitullimin me Aleancen e Atllantikut te Veriut”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Berishës, këto deklarata arrogante nga ana e Serbisë janë shtyrë nga politika, dhe për të faj ka edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

„Duke denuar dhe nje here ultimatumin e Beogradit dhe mbeshtetur plotesisht qendrimin e vendosur dhe te matur e dinjitoz te autoriteteve te Kosoves shpreh shqetesimin tim serioz per qendrimet e Edvin Kristaq Rames dhe servilizmin e tij te trasheguar ndaj Beogradit, ne traditen me antishqiptare te eterve te tij. Gjithashu i bej thirrje komunitetit nderkombetar te qendroje dhe te denoje haptas skenaret destabilizues te Serbise ne rajon!“, shkruan Berisha.

Postimi në Facebook:

Rama, Sandri dhe Enveri!

Te dashur miq, dje kreu ekzekutivit serb, Aleksander Vuçiç, i famshem per nismen e tij „nje shtepi per Ratkon“, pra per te fshehur kryekriminelin Ratko Mlladiç, pasi deshtoi me provokacionin e ulet te marshimit drejt Kosoves me trenin e serbomadhise, vazhdoi dje agresionin verbal ndaj shqiptareve me kercenimin, ultimatumin me arrogant e paranojak qe nje kryeminister serb ka formuluar kete shekull ndaj shqiptareve dhe Kosoves.

Keshtu, Vuçiç, pasi u detyrua te ktheje me bisht nen shale trenin e serbomarrezise, nga agresor u kthye ne viktime dhe paralojmeroj shqiptaret „te rrijne urte“ se nje here te dyte „nuk do t’i fale“. Keshtu, Vuçiç kercenoi per ndeshkim Kosoven sikur po fliste per nje qytet te Serbise dhe jo per nje shtet te pavarur, me te cilin ka humbur luften dhe firmosur kapitullimin me Aleancen e Atllantikut te Veriut.

Natyrisht nga kreret e sotem te Beogradit nuk mund te pritet asgje tjeter perveç perpjekjeve per te destabilizuar rajonin. Skenari i trenit me simbole dhe bashibuzuke te serbomadhise drejt Kosoves erdhi pas sherrnajes qe Beogradi beri me Kroacine, deshtimit te grushtit te shtetit qe organizoi ne Mal te Zi. Te gjitha keto deshmojne se Serbia ka pasion te mbetet delja e zeze e Ballkanit dhe se elita politike serbe nuk del dot jashte kesaj orbite.

Nuk ka asnje dyshim se, ne keto qendrime arrogante te Beogradit zyrtar ndaj Kosoves, nje inkurajim dhe nxitje reale ka qene dhe eshte politika  aktuale e Tiranes zyrtare. Edi Rama, per interesa qartesisht jo shqiptare dhe protagonizem personal, me vizitat dhe takimet e shpeshta me kreret e Beogradit, qellimshem eshte perpjekur te defaktorizoje Kosoven dhe udheheqjen e saj politike ne marredheniet midis Kosoves dhe Serbise.Ketu qendron dhe nje nga shkaqet e provokacionit te ulet te Beogradit me trenin e serbomadhise dhe ultimatumit te Vuçiç pas deshtimit me trenin e serbomarrezise.

Ne reagimin e tij tejet te vonuar, dje Edi Rama nuk guxoi ti pergjigjej direkt Sandrit te tij por foli me te nepermjet Enverit dhe jo pa qellim zgjodhi Enverin. Natyrisht Enveri u zgjodh per mesazh per dy arsye; se pari „Sander mos u merzit se e kam me Enverin dhe jo direkt me ty, se ne jemi miq“, se dyti „zgjodha Enverin (dhe Enverit qe i shkruajti Rames i kerkoj ndjese dhe e pergezoj per shqetesimin e tij) dhe jo Ademin pasi e dini vet se çfare ishte Enveri per ju“.

Duke denuar dhe nje here ultimatumin e Beogradit dhe mbeshtetur plotesisht qendrimin e vendosur dhe te matur e dinjitoz te autoriteteve te Kosoves shpreh shqetesimin tim serioz per qendrimet e Edvin Kristaq Rames dhe servilizmin e tij te trasheguar ndaj Beogradit, ne traditen me antishqiptare te eterve te tij. Gjithashu i bej thirrje komunitetit nderkombetar te qendroje dhe te denoje haptas skenaret destabilizues te Serbise ne rajon! sb

Be the first to comment

Leave a Reply