Prishtina mposht Bashkimin

Prishtina ka shijuar fitoren e tretë në këtë sezon në Ligën Ballkanike.

Në fakt, prishtinasit kanë bërë një përmbysje të madhe për të triumfuar kundër Bashkimit me rezultat 87:81.

Periudha e parë ishte më i barabartë, ndërsa prizrenasit epërsinë e rritën në çerekun e dytë të takimit, për ta mbyllur pjesën e parë me 15 pikë epërsi.

Prizrenasit çerekun e parë e përfunduan në dobi të tyre me rezultat 26:24, në saje të një loje të bukur në mbrojtje.

Këtë lojë të mirë mysafirët e vazhduan edhe në dhjetë minutshin e dytë, ku me rezultat 35:50 për Bashkimin u mbyll pjesa e parë e skuadrave kosovare në Ligën Ballkanike.

Por, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë të takimit, ku prishtinasit përmbysën rezultatin për të shënuar fitore.

Në çerekun e tretë ‘Plisat’ realizuan 34 pikë kundrejt 11 të Bashkimit dhe me këtë rast, kjo periudhë përfundoi në dobi të prishtinasve me rezultat 69:61.

Periudhën e fundit kampionët aktual të kësaj lige arritën të menaxhonin epërsinë dhe kështu triumfuan me rezultat 87:81.

Basketbollisti më efikas te Prishtina ishte Jabarie Hinds me 21 pikë, ndërsa te Bashkimi ishte Nikola Korac me 22 pikë.

Pas kësaj, Prishtina ka 12 pikë dhe gjendet në vendin e pestë ndërsa Bashkimi mbetet në pozitën në katërt me 13 pikë

Be the first to comment

Leave a Reply