Sekretet e jetës në Tokë fshihen në këto shpella (video)

Për disa gjenerata, fisi lokal ishte i bindur se thellë në xhunglat e Venezuelës shtrihet kompleksi i pashkelur i shpellave.

Për studiuesin italian, Fracesco Saura, nuk kishte sfidë më të madhe se kërkimi në ato shpella mitologjike. Pas gati dy dekadash kërkimi, ekipi i tij zbuloi një shpellë të quajtur Imawari Yeuta. Në mars të vitit 2013, ai shkoi në një nga qoshet e fundit të pashkelura të planetit tonë.

“Ne ishim krijesat e para të reja në këto shpella në disa milionë vitet e fundit. Për muaj të tërë pastaj kam ëndërruar të gjitha ato që unë i pashë”, tha Sauro për “Time”.

Në shpellë zbuloi mikrobet që janë zhvilluar të ndara nga pjesa tjetër e botës për miliona vite. “Shpellat janë dëshmitarë të historisë gjeografike. Ruajnë shumë më shumë histori se sa vetë sipërfaqja. Ato janë arkivë e vërtetë e kohës, evolucionit të mjedisit dhe jetës”, thotë Sauro për BBC.

Lumenjtë acidikë

Muret e kuarcit në shpellë shpesh kanë shkëlqim pothuajse të frikshëm kaltërosh, ndërsa acidet organike në rrjedhat ujore nëntokësore ndryshojnë ngjyrat e ujit, që në shpellë është e kuqe. Stalaktitet dhe stalagmitet duken vërtetë të mahnitshme dhe ende nuk është plotësisht e qartë se si ato u krijuan në shpella të thella.

Shumica e shpellave në botë formohen në gurë gëlqerorë, të tretshëm lehtësisht në ujë. Megjithatë, këto shpella në Venezuelë u formuan nga zalli kuarcor, ndërsa siç tha Sauro për New Scientist, është i bindur se shpellat formohen gjatë dhjetra miliona viteve. Secila ekspeditë e tyre është si një udhëtim nëpër kohë. Për shembull, në vitin 2012, zbuluan një mineral krejtësisht të ri, të quajtur rossiantonit. Ata kanë gjetur lloje të reja të peshkut të verbër të shpellës dhe baktere.

Vetë shpellat janë fjalë për fjalë të ndara nga pjesa tjetër e botës. Hyrja e vetme është një hapje që ndodhet në krye të rrafshnaltave të Amerikës së Jugut ndërsa disa gjinden në lartësi mbi 3000 metra. Veçanërisht interesante janë mikrobakteret në shpella. Hosam Zovavi, një mikrobiolog Australian, i cili ishte pjesë e dy ekspeditave të Saura, thotë se shpellat përmbajnë shumë komponime organike dhe mikrobe që kurrë më parë nuk i kemi zbuluar.

Fillimi i jetës në Tokë

Zovavi thotë se duke krahasuar këto baktere të mbijetuara me ekuivalentet e tyre modernë, ne mund të kuptojmë më mirë mënyrat me të cilat bakteret zhvillojnë rezistencë ndaj antibiotikëve. “Nën sipërfaqe është një kontinent i errët që është kryesisht i pazbuluar, por që duhet t’a mbrojmë. Ne njerëzit duhet të fillojmë të mendojmë për planetin tonë, jo vetëm sipërfaqen e tokës. Në shpella ne mund të gjejmë disa prova të fillimit të jetës në Tokë”, tha ai Sauro.

Be the first to comment

Leave a Reply