Zyrtare: Lamtumirë Chelsea

Middlesbrough ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të Chelseat, Patrick Bamford.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë me klubin, pas huazimit në sezonin 2014/15.

Për ekipin e Middlesbroughit ai deri tani ka shënuar 19 gola.

Bamford ishte pjesë e Chelseat që nga viti 2012, ndërsa nuk ka pasur asnjë paraqitje për ekipin e parë të “Bluve”.

Be the first to comment

Leave a Reply