Vuçiq kërkon kompromise në Bruksel pas ndalimit të trenit

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në bisedimet e ardhshme në Bruksel, konkluzion i përbashkët duhet të jetë se “nuk guxon të vijë deri te përdorimi i armëve” dhe se pas takimit që kishte me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, duhet të shihet më qetë e tërë situata në Ballkanin Perëndimor

Vuçiq në një konferencë shtypi ka thënë se nuk do të jenë aspak të lehta bisedimet e së martës në Bruksel me palën kosovare, sepse, sipas tij, palët do të nisemi nga dy këndvështrime të kundërta, “ata se Kosova është e pavarur dhe ne se ajo është pjesë e territorit të Serbisë”, prandaj është e vështirë të arrihet deri te konkluzioni i përbashkët, por ai duhet të arrihet që armët të mos përdoren”, shkruan gazeta serbe “Kurir”, transmeton Telegrafi..

Ai tha se të gjithë po flasin për trenin, por askush nuk i ka kushtuar vëmendje sjelljes së armatimit rëndë dhe mjeteve të tjera. “Shqiptarët nuk e kanë parë atë tren, pasi ai është ndaluar pas sjelljes së Njësive Speciale në veri të Kosovës”.

Vuçiq tha se përbërja etnike Policisë së Kosovës duhet të jenë në përputhje me përbërjen etnike, “kjo vlen edhe për njësitet Speciale, e jo të dërgohet ROSU e përbërë vetëm nga shqiptarët”, transmeton Telegrafi.

“Jam i lumtur që u mënjanua konflikti edhe pse dikush deshi ta provokojë atë”, tha Vuçiq.

“Në Bruksel shkojmë me qëllim që të përpiqemi të arrijmë marrëveshje, që të dy palët të bëjnë ndonjë kompromis”, tha ai.

Vuçiq tha se i është mirënjohës shefes së diplomacisë evropiane Frederica Mogherini dhe kancelares gjermane Angela Merkel, me të cilat ka pasur takime të ndara në Davos dhe se pas këtyre bisedimeve më i qetë e sheh situatën në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply