Dhjetëra të vdekur nga tornado në SHBA (Foto/Video)

11 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e motit të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Situatë më e rëndë paraqitet në Georgia, aty ku edhe është shënuar numri më i madh i viktimave.

Në krahinën e Brooksit autoritetet informuan se 2 persona humbën jetën për shkak se një tornado goditi rullotin ku ata po qëndronin, duke e dërguar mbi 150 metra në mes të autostradës.

Zona të ndryshme në jugun e SHBA janë përfshirë nga stuhitë e forta gjatë gjithë fundjavës.

Në jug të Missisipit, 4 persona humbën jetën, pasi një tornado me një shpejtësi prej 218 km/h goditi këtë krahinë, transmeton oranews.

Reshje të dendura kanë rënë në qytetin e Charlote, ndërsa stuhitë kanë vijuar në veri-perëndim të Floridas.

Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në bodrume dhe të shmangin dritaret dhe dyert.

Njëkohësisht kërkohet nga ana e banorëve të kenë shumë kujdes nga përmbytjet.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply