Casillas dhe Buffon shkëmbejnë mesazhe, zbulojnë portierin më të mirë në botë (Foto)

Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas në një postim në Twitter ka zbuluar portierin më të mirë në botë.

Sipas spanjollit, më i miri prej portierëve është kapiteni i Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon.

“Çfarë mendon? Për mua, ti je më i miri!!” i ka thënë Casillas Bufonit, e italiani i është përgjigjur: “Unë nuk zgjedh. Ne jemi më të mirët”.

Edhe pse për shumë vjet kanë qenë kundërshtarë të njëri tjetrit, si te skuadrat ashtu edhe te kombëtarët, ata gjithmonë e kanë treguar miqësinë e tyre.

Be the first to comment

Leave a Reply