Ja çfarë të bëni nëse zgjoheni në mes të natës dhe nuk mund të flini përsëri

Nuk ka asgjë më keq sesa të mos mund të flesh përsëri, pasi të ka dalë gjumi.

Përderisa nuk ka në të vërtetë ndonjë truk për ta kthyer trupin tuaj prapa në gjumë, ka disa gjëra që mund t’i bëni për t’i rritur shanset që të bëni më shumë gjumë.

Kjo është këshilla që Dr. Michael Breus, një specialist i gjumit, e dha për Independent:

Mos shkoni në banjo vetëm nëse keni nevojë shumë

Sipas Breus, norma e zemrës tuaj rritet vetëm duke u çuar nga shtrati. Pse ka rëndësi kjo? Breus thotë se zemra duhet të jetë në një normë të veçantë në mënyrë që të hyni në gjumë, transmeton Gazeta Express.

Kjo normë ndryshon për të gjithë, por është rreth 60 rrahje në minutë. Duke u çuar nga shtrati ju e pengoni këtë rrahje dhe e detyroni zemrën të pompojë gjak kundër gravitetit, që nënkupton se duhet të pompojë në një normë prej më shumë se 60.

Në mënyrë që të ktheheni në gjumë, zemra juaj duhet të ngadalësohet përsëri, gjë që nuk ndodh menjëherë.

Relaksohuni dhe mos e shikoni orën

Breus thotë se shumë njerëz frikësohen se mos nuk bëjnë gjumë mjaftueshëm, edhe pse ka kohë për të fjetur. Kur shumë njerëz zgjohen në mes të natës dhe nuk mund të bien në gjumë përsëri, instinkti i tyre i parë është që ta shikojnë orën dhe të bëjnë llogaritjen mendore se sa shumë orë ju kanë mbetur para se të bie alarmi.

Breus është kundër kësaj dhe thotë se gjëja më e mirë që mund ta bëni është të provoni të relaksoheni. Sapo të nervozoheni ose të stresoheni, është e pamundur që të bini në gjumë përsëri.

Kështu që çlirojeni mendjen dhe mos e brengosni veten shumë.

Be the first to comment

Leave a Reply