Kosova në rrezik, por ja për çfarë brengosen Nishani e Meta

Pas heshtjes për Çështjen Çame, Maqedoninë dhe Kosovën, Këshilli i Sigurisë zgjohet për t’u mbledhur për çështjen Balili.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas vendimit të Presidentit që i përgjigjet kërkesës së Kryetarit të Kuvendit për ta mbledhur Këshillin e Sigurisë për “Çështjen Balili” ndërkohë që është heshur për Lazaratin. Por institucioni i Presidentit dhe Kuvendi nuk janë shqetësuar as në kohën kur drejt kufirit të Kosovës u ndal një tren i nisur nga Beogradi që ishte armatosur për të filluar sërish luftën në tokën kosovare.

Pas vendimit të presidentit Bujar Nishani për të mbledhur Këshillin e Sigusirë, në përgjigje të kërkesës së kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për çështjen Balili, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri reagon ashpër duke e vlerësuar si një vendim të çuditshëm, aq më shumë kur një nismë e tillë ka munguar edhe në rastin e Lazaratit.

“Po çuditet publiku pasi Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as kur Lazarati ishte aty. Megjithatë unë jam shumë i kënaqur të informoj Këshillin e Sigurisë dhe pa asnjë diskutim edhe Presidentin e Republikës, i cili për arsyet e veta është i pa informuar. Por jam akoma më i bindur që asnjë pengesë, asnjë insinuat, politike ose jo nuk do më ndalonte kurrë mua dhe aq më pak policinë e Shtetit të bënte detyrën ndaj atyre që deri dje ishin të pandëshkueshëm dhe atyre që deri dje ishin të pabarabartë dhe që nuk i prekte njeri.

Kur kësaj i shtohet edhe fakti se Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as për Çështjen Çame, Maqedoninë dhe Kosovën, problem serioz bëhet jo vetëm Zyra e Presidentit por edhe Kuvendi i Shqipërisë.

Ndryshe,  në sqarimin e tij, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, Olsi Lafe, tha se kërkesa e kreut të Kuvendit vlerësohet si serioze për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të Klement Balili, shqetësimit të partnerëve, SHBA dhe të tjerë ndërkombëtarë, të cilët paraqesin rezerva në drejtim të punës së organeve përgjegjëse për shkak të mosndalimit të tij në kohë, si dhe rrezikut që egziston, tashmë, nga mosveprimi i agjencive ligjzbatuese, në drejtim të goditjes ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme apo dhe bazave të tyre që mund të kontrollohen nga njerëz të politikës dhe shtetit.

Presidenca ka njoftuar vetëm vendimin për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, por ende nuk është përcaktuar ora dhe data e kësaj mbledhjeje.

Be the first to comment

Leave a Reply