Cila është koha më e mirë për të mësuar?

Disa e kanë më të lehtë të mësojnë natën derisa për të tjerët koha më e përshtatshme është mëngjesi apo pasditja.
Kjo pyetje ka nxitur debat të pafund në mesin e studentëve: nëse është më mirë të mësohet ditën apo natën. Kjo është individuale dhe zgjedhje e secilit student.

Disa e kanë më të lehtë të mësojnë natën derisa për të tjerët koha më e përshtatshme është mëngjesi apo pasditja.

Më poshtë do të radhisim përparësitë e të mësuarit ditën dhe natën.

Të mirat e mësimit gjatë ditës:

1. Pas një gjumi të mirë, keni më shumë energji dhe aftësi më të madhe për tu përqendruar.

2. Duke qenë se shoqëria funksionon gjatë ditës, ju mund të shkoni në bibliotekë apo grupe studimi.

3.Drita natyrale është më e mirë për shikimin tuaj.

4. Mund të komunikoni me shokët dhe mësuesit nëse keni paqartësi.

Të mirat e mësimit gjatë natës:

1. Natën ka më shumë qetësi.

2. Nëse shkoni në bibliotekë, ajo është thuajse bosh.

3. Keni më pak shpërqëndrime sidomos nga shoqëria, sepse shumica janë në gjumë.

4. Nata shton kreativitetin dhe ju bën që konceptet e ndryshme ti shikoni ndryshe

Be the first to comment

Leave a Reply