Shpresat nuk zbehen kurrë

Kundërshtarët e Kosovës të frikshëm, por jo edhe të pakapshëm

Derisa analistët dhe njohësit e mirë të futbollit në vendin tonë, vazhdojnë ta kritikojnë nivelin, duke u dhënë shumë pak gjasa edhe klubeve, edhe përfaqë- sueses për rezultate në arenën ndërkombëtare, janë vetë aktorët që nuk dorëzohen dhe shpresojnë se mund t’i dalin ballë çdo sfide. Shpresat e Kosovës, apo siç quhen ndryshe U-21, në mars të këtij do t’i nisë për herë të parë në histori të saj eliminatoret për „Evropianin 2019“. Për fat të keq të saj shorti ishte shumë i vështirë, duke i vu përballë njërës prej kombëtareve më të forta të botës – Gjermanisë. Me t’u zbuluar shorti, opinioni në Kosovë ishte i ndryshëm, madje nuk munguan edhe zërat për një turpërim të mundshëm. Mirëpo, kështu nuk mendojnë ata që vetë pritet të jenë pjesë e këtyre eliminatoreve. Në anën tjetër optimist tregohet edhe vetë përzgjedhësi, Rafet Prekazi. Gjithsesi, duhet pranuar që organizimi në këtë grupmoshë nuk mund të jetë i kënaqur. Të kujtojmë se Shqipëria që gjithashtu si Kosova në mars do të futet në këto eliminatore, para 3 dite e mbylli grumbullimin që kishte duke zhvilluar disa ndeshje miqë- sore, derisa Kosova në këtë periudhë mbetet e heshtur dhe tek mbas hedhjes së shortit stafi teknik do të mundohet të analizojë dhe hulumtojë për lojtarët që pritet t’i ftojë. Shpresat e Kosovës do të ballafaqohen me fuqinë e futbollit, Gjermaninë, pastaj me Izraelin, Norvegjinë, Irlandën dhe Azerbajxhanin, shkruan gazeta Kosova Sot

Mund t’ia dalin

Njëri nga portierët që në vitet e fundit ka pasur zhvillimin më të madh, Alban Muçiqi, i cili me sukses po e ruan portën e Prishtinës, shpreson se do të jetë pjesë e këtyre eliminatoreve. Muçiqi i cili brenda një periudhe të shkurtër arriti ta fitojë një vend në përbërjen e skuadrës më të madhe në vend, madje sot për sot llogaritet edhe si titullar i pazëvendësueshëm, e bënë atë si kandidatin më potencial për t’iu besuar porta e Kosovës në ndeshjet eliminatore. Gardiani bardhekaltër fuqishëm beson se Kosova mund të befasojë për të mirë këtë herë. „A do të jem pjesë e Kosovës në ato eliminatore apo jo, këtë e di vetëm trajneri, por unë sigurisht që do ta jap më të mirën për të qenë atje“, ka thënë Muçiqi, duke folur më pas edhe për kundërshtarët në grup. „Për futbollistin është një ndjenjë e bukur ta përfaqësojë vendin e vet e sidomos ndaj kombëtareve të mëdha botërore. Sa i përket asaj nëse do të mund t’u bëjë ballë ajo skuadrave si Gjermania, unë kam besim se mund t’u bëjmë mjaftueshëm ballë“, ka përfunduar gardiani bardhekaltër, Alban Muçiqi.

Nis mobilizimi i Kosovës

Në anën tjetër me të mësuar rivalët që do t’i kenë në rrugëtimin drejt Evropianit „Italia 2019“, përzgjedhësi Rafet Prekazi ka nisur me punë duke kërkuar një mobilizim të përgjithshëm edhe në Federatën e Futbollit të Kosovës, madje edhe nga përzgjedhësi i ekipit të parë Albert Bunjaki për të gjetur skuadrën ideale, me të cilën do t’u kundërvihet rivalëve në grup. Të kujtojmë se ekipi A i Kosovës përbëhet nga shumë lojtarë, që janë nën moshën 21-vjeçare dhe ata kanë të drejtë të luajnë edhe për përzgjedhjen e Rafet Prekazit, kështu që me siguri pritet të ketë një bashkëpunim të këtyre dy përzgjedhësve për të parë se cilët lojtarë nuk do të mund të kontribuonin shumë në Ekipin A, në mënyrë që të jenë pjesë e U21. Sido që të jetë Kosovën në këto eliminatore e pret një punë e madhe dhe besohet se deri atëherë do të organizohet si duhet, në mënyrë që imazhi i futbollit tonë vetëm sa do të ngrihet në arenën ndërkombëtare.

Be the first to comment

Leave a Reply