5 gjërat që duhet t’ia thoni të dashurit, që ta bëni atë të lumtur

Marrëdhëniet perfekte ndërtohen nga dashuria dhe besimi. Ju duhet ta kuptoni edhe heshtjen e partnerit për ta mbajtur marrëdhënien të qëndrueshme.

Çdo çift ka nevojë për kuptim të ndërsjellët në mënyrë që të arrihet niveli më i lartë i marrëdhënies.

Kështu, nëse dëshironi që i dashuri juaj të qëndrojë besnik ndaj juve përgjithmonë, ju duhet t’ia thoni këto 5 gjëra në mënyrë që ta bëni atë të lumtur.

1. Thuaj çdo ditë se është i veçantë për ty – Ju duhet t’ia thoni partnerit tuaj shumë shpesh se si ai ua ka ndryshuar jetën. Kjo frazë e thjeshtë mund të krijojë një ‘magji’ në jetën tuaj.

2. Thuaj që ka zemër të bukur – Thuaj atij se e adhuron mënyrën se si ai kujdeset për ty. Është e lehtë të gjesh fytyra të bukura, por është e vështirë të gjesh një zemër që merr frymë veç për ju.

3. Vlerësoni idetë e tij – Filloni të interesoheni për gjërat e vogla të tij. Diskutoni çështje të ndryshme me të dhe vlerësoni pikëpamjet e tij. Lëreni atë ta kuptojë se ai është i rëndësishëm për ju.

4. Ndihmoje në përmbushjen e ëndrrave – Ju duhet që të tregoni mbështetje dhe dashuri për partnerin tuaj shumë shpesh. Thuaj atij që do të ketë sukses në jetë. Qëndroni afër tij në kohët e tij më të vështira.

5. Të dua – Është gjëja më e rëndësishme që duhet t’ia thoni të dashurit çdo ditë. Ju keni nevojë që t’i shprehni ndjenjat dhe ta bëni atë të ndjehet special. “Të dua” bën me të vërtetë mrekulli!

Be the first to comment

Leave a Reply