Mourinho vendos përfundimisht për Schweinsteigerin

Manchester United është kualifikuar në raundin e pestë të FA Cup, pasi e mposhti 4:0 skuadrën e Wigan Athletic

Bastian Schweinsteiger, i cili e nisi këtë ndeshje si titullar, është shpallur më i miri i ndeshjes nga “Sofascore.com”, duke u vlerësuar me notën më të madhe (8.6).

Kësaj paraqitje i është gëzuar edhe Jose Mourinho, i cili konfirmoi se gjermani nuk do të largohet dhe se do të përfshihet tani në listën për ndeshjet në Europa League.

“Schweinsteiger do të qëndrojë dhe do të përfshihet në listë për Europa League”, ka thënë Jose Mourinho.

Be the first to comment

Leave a Reply