Sampdoria ndali Romën, dështoi edhe Milani (Video)

Sampdoria e ka mposhtur 3:2 Romën, derisa në xhiron e 22’të në Serie A ka humbur edhe Milani.

Pas disa fitoreve me radhë, skuadra e Luciano Spalettit është ndalur nga Sampdoria. Romakët kaluan dy herë në avantazh në këtë ndeshje, por ishin të pafuqishme pasi Sampdoria përmbysi gjithçka për të fituar në fund 3:2.

Në anën tjetër Milani është treguar i pafuqishëm ndaj Udineses, duke pësuar humbje 2:1, ku golin e vetëm për ekipin e Montellas e shënoi Giacomo Bonaventura, i cili më pas u lëndua.

Pas kësaj humbje Roma mbetet në pozitën e dytë në renditje me 47 pikë të grumbulluara, katër më pak se Juve, derisa Zonja e Vjetër ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa kjo humbje e zbret Milanin në pozitën e shtatë në renditje me 37 pikë të grumbulluara, dy më pak se Atalanta, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Be the first to comment

Leave a Reply