The Times: Pse Kosova prodhon këngëtaret më të mira pop?

Ndjekur nga hapat e Rita Orës, këngëtarja shumë e ndjeshme Dua Lipa e ka vendosur Prishtinën në qendrën e hartave të muzikës pop, shkruan fillimisht prestigjiozja The Times.

Përpara se ajo të bëhet një nga këngëtaret më të njohura, Dua Lipa punonte në hyrjen e një klubi nate në Londër. 21 vjeçarja nuk dëshiron t’ia përmend emrin klubit, që tani nuk është aspak i njohur, por gjithashtu punën që kryente atje nuk i pelqente. “E urreja atë punë. Duhesha të vendos për hyrjen e njerëzve në diskotekë, ndërsa shpesh kisha të bëj me miq të mi që vinin me tuta. Nuk ndjehesha komos,” thotë Lipa, përcjell botasot.info.

Në diskotekë punonte deri në orën 3.00 të mëngjesit dhe më pas kur shkronte në shtëpi uleh dhe shkruante këngë. Vajza me prindër nga Kosova, erdhën në Londër përpara Luftës, shkoi në Prishtinë në moshën 11 vjeçare dhe ktheu në Londër pas katër vitesh, kur edhe filloi të merret ngadalë me muzikë. Ajo kishte realizuar vetëm dy këngë kur u nominua për “BBC Sound 2016 poll”, ndërsa kënga e saj Be The One, ka marrë vendin e parë në 15 shtete.

Prej atëherë suksesi i saj nuk ka të ndalur duke qenë e krahasuar me Lana Del Rey dhe këngët e saj janë ndër më të dëgjuarat në iTunnes.

“Nëse ndokush ju thotë se jeni e bukur e kujtoni momentalisht, por nëse ndokush ju thotë se ju nuk dukeni mirë, e kujtoni përherë,” vijon Lipa që dashuron melankolinë dhe melodramatikën.

Kur ishte trevjeçare ajo dëgjonte me zell këngën e Sean Paul dhe Byeonce “Baby Boy,” ndërsa sot erdhi dita që ajo të krijojë një këngë bashkëpunimi me Sean Paul – “No Lie”.

Krenarë me Kosovën

Hero tjetër i saj është babai, Dukagjin Lipa, i njohur për muzikën rock në trojet shqiptare. Dukagjini shpesh është parë nëpër koncertet e Dua Lipas.

“Për shkak se Kosova është e vogël, secili njeh secilin,” thotë ajo. “Ne jemi vërtet krenarë prej nga kemi ardhur dhe çdoherë u themi të tjerëve se origjinën e kemi nga Kosova.”

Në shtëpi ata kishin folur në gjuhën shqipe dhe fillimet e saj në Londër kishin qenë të vështira përderisa filloi të gjejë shoqëir. Interesante se Dua Lipa nuk ka takuar asnjëherë Rita Orën, por “Ora është një model i rëndësishëm për të.”

A do ia tejkalojë Lipa edhe Orës?, pyet në fund prestigjiozja britanike, përcjell botasot.info.

Be the first to comment

Leave a Reply