Kastrioti u rikthye me „Ike më le..“, projekti që po pëlqehet shumë

Këngëtari shumë i pëlqyer në diasporë dhe kudo në Kosovë, Kastriot Krasniqi ka sjellë një projekt mjaft të realizuar në mënyrë profesionale nga profesionist të vërteë. „Ike më le..“ titullohet projekti më i ri i tij, me tekst dhe muzikë të Filloreta Raçi (FIFI) ndërohë që klipi është realizuar nga Max Production. Interesi i madh është se në këtë klip merr pjesë aktori i famshëm shqiptarë Kreshnik Ibrahimi.

Ky klip është i katërt me rradhë i këngëtarit me prejardhje nga Peja por që jeton dhe vepron në Zvicër. Ky projekt i tij është publikuar nga platforma e madhe në internet ArkivaShqip. Ky vit pritet të jetë vendimtarë për Kastriotin pasiqë pas këtij projekti do vijnë dhe dy videoklipe të tjera në vazhdim.

Be the first to comment

Leave a Reply