Këshilltari i Thaçit: Qeveria serbe po përkujdeset edhe për tituj gazetash në Serbi

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, në televizionin publik ka komentuar zhvillimet e fundit politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Për këto zhvillime, Arifaj ka thënë se janë fushatë propagandistike dhe nuk kemi të bëjmë me kërcënime përmbajtësore.

Për këshilltarin e Thaçit, shqetësuese në këtë mes është gjuha që po përdoret, e cila është në kundërshtim me frymën e dialogut dhe paqes.

“Është për keqardhje që një pjesë e madhe e shoqërisë serbe është vu në shërbim të propagandës, madje me qeverinë që është duke u përkujdesur edhe për tituj gazetash”, ka thënë Arifaj.

Sipas tij, viktimat më të mëdha të kësaj fushate propagandistike të Serbisë janë vetë qytetarët e komunitetin serb në Kosovë, të cilët kanë filluar të integrohen shumë mirë në institucionet e Kosovës.

Be the first to comment

Leave a Reply