Barcelona zyrtarizon Ronaldinjon si ambasador të klubit

Klubi spanjoll i Barcelonës ka konfirmuar përmes faqes zyrtare së saj në internet zyrtarizimin e ish-futbollistit brazilian Ronaldinjo, në rolin e ambasadorit.

“Barcelona dhe Ronaldinjo kanë arritur një marrëveshje për rolin e ambasadorit dhe për përfaqësimin e klubit nga braziliani në vitet në vazhdim. Ronaldinjo është po ashtu edhe pjesë e projektit “Legjenda”, një ekip i formuar nga lojtarë legjendarë të klubit të cilët do të zhvillojnë disa ndeshje nëpër botë për të shpalosur vlerat e klubit. Ronaldinjo do të jetë po ashtu edhe pjesë e fondacionit të Barcelonës,” shkroi klubi në faqen zyrtare.

36-vjeçari ka qenë pjesë e klubit katalanas për pesë vite, duke shënuar 70 gola në 145 paraqitje.

Be the first to comment

Leave a Reply