„Ky lojtar do ta fitojë Topin e Artë“

Allegri beson se Dybala mund ta fitojë Topin e Artë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk i ka punët mirë me sulmuesin e talentuar, Paulo Dybala, i cili në ndeshjen e fundit refuzoi t’ia zgjasë dorën trajnerit italian.

Sidoqoftë, Allegri duket se dëshiron të lë anash atë episod, i cili tani e ka lavdëruar argjentinasin dhe beson se një ditë ai do ta fitojë edhe Topin e Artë, çmim të cilën e kanë dominuar Cristiano Ronaldo e Lionel Messi për nëntë vite me radhë.

“Paulo Dybala është rikthyer në formën më të mirë. Ai ka kualitete që një ditë ta fitojë edhe Topin e Artë”, ka thënë Allegri për 23 vjeçarin, që do të jetë titullar në derbi ndaj Interit.

Be the first to comment

Leave a Reply