Trepça shkeli Pejën

.

Trepça e ka mposhtur Pejën me rezultat 83-65

Derbi i javës së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Pejës, i ka takuar ekipit mitrovicas. Në “Minatori” Trepça shënoi fitore bindëse prej 83-65. Kjo ishte humbja e tretë radhazi e Pejës.

Në radhët e Trepçës shkëlqyen Montreal dhe Stutz që shënuan nga 19, respektivisht 17 pikë. Kurse te Peja më të mirët ishin Jamie O’Brien që shënoi 17 pikë, dhe Hajdari me 15 pikë.

Be the first to comment

Leave a Reply