Bahtiri: Nëse ngritën mure të reja në veri, Kadri Veseli është përgjegjës

Pas rrënimit të murit në veri të Mitrovicës, kryetari i kësaj komune, Goran Rakiç ka treguar se me datë 7 shkurt do të ndërtohet një muri tjetër edhe më i lartë.

Ndërsa si kundërpërgjigje për këtë kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri  në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se pas rrëzimit të këtij muri nuk do të ketë ndërtim të murit të ri dhe se për këtë çështje duhet të përgjigjet kryeparlamentari, Kadri Veseli.

“Tash nuk dihet cila është ajo variant e Goran Rakiçit  ose e kryeparlamentarit ,Kadri Veseli , unë mendoj  që rrëzimi i murit është muri i fundit që do të ndodhë në pjesën e veriut dhe nëse qitet përsëri një muri i tillë për këtë mundet të përgjigjet vetëm Kadri Veseli  i cili ka qenë i kyçur në këtë proces andaj duhet që ta mbajë fjalën për atë që e ka thënë, tash mbetet të shohim se a është burrë i vërtet apo jo”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka theksuar se Kryeparlamentari Veseli ka deklaruar se pas këtij muri s’do të ndërtohet asnjë centimetër më shumë, andaj nuk mundet të ketë diçka të tillë por megjithatë duhet pritur a do ndryshojë Kadri Veseli fjalën e tij.

“Për marrëveshjen e rrëzimit të murit unë nuk kamë qenë prezent, por mendoj se kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nuk do të ketë asnjë centimetër prandaj duhet të shikohet qysh të është puna tani, un edhe njëherë i lajmërojë qytetarët që muri është rrëzuar dhe të rrinë të”, ka thënë Bahtiri.

Be the first to comment

Leave a Reply