Sa më të rreptë prindërit, aq më gënjeshtarë fëmijët

Nëse fëmija juaj po e tepron me gënjeshtrat kohët e fundit, fajin e keni ju, të paktën ky është rezultati i një studimi kryer së fundmi. Sipas disa ekspertëve të sjelljeve shoqërore, fëmijët priren të gënjejnë kur prindërit tregohen tejet kërkues dhe të rreptë ndaj tyre.

Sipas hulumtimeve nga Victoria Talwar, psikologe dhe eksperte për fëmijët në Universitetin McGill rezultoi se fëmijët e prindërve të rreptë gënjejnë për të shamngur dënimin e prindërve.

Sipas Independent, Talwar ka marrë në studim dy shkolla të cilat drejtoheshin me disiplinë shumë të fortë. Gjatë zhvillimit të një loje me trike, fëmijët ranë “pre” dhe jepnin përgjigje jo të vërteta vetëm që të dukeshin më të zgjuar. Ndërsa në një shkollë publike, fëmijët përgjigjeshin pa patur frikë dhe pse të gjithë mendonin që e kishin gabim asnjë nuk tha veçse të vërtetën.
Në një intervistë të fundit psikoterapistja Philippa Perry ka sqaruar se prindërit e rreptë në shtëpi mund të krijojnë një efekt të ngjashëm. Kur prindërit drejtojnë shtëpinë e tyre me një “dorë të hekurt “, fëmija nuk do të ndihet i sigurtë dhe priret të gënjejë për çdo gjë madje dhe për mendimet e tij. Nuk duhen fajësuar vetëm fëmijët sepse pandershmëria e tyre është një “situatë e bashkë-krijuar”.

Be the first to comment

Leave a Reply