Çuna krijoni atmosferën perfekte për festën e Shën Valentinit!

Me siguri të gjithë të dashuruarit po mendojnë diçka për të befasuar partnerët e tyre të zemrës në ditën e veçantë të Shën Valentinit.

Ndërkohë që jeni duke bërë gati ndonjë dhuratë të mundshme, ne po ju tregojmë disa ide që mund t’ju ndihmojmë për të pasur një ide më të mirë dhe të keni gjetje ndryshe nga të tjerët dhe ndryshe nga herët e tjera.

Bëni një piknik në park.

Nëse këndoni mirë, dilni për t’i bërë një serenatë siç ndodhte dikur.

Bëni një xhiro me biçikletë buzë detit në një vend bregdetar.

Blini të gjithë ingredientët e preferuar të së dashurës tuaj dhe bëni një ëmbëlsirë vetë, nuk ka rëndësi se sa ia arrini, ideja mbetet e bukur gjithsesi.

Realizoni një album fotografish.

Shkoni në një festival që ajo pëlqen.

Shkoni në një park lojërash, ndihuni edhe një herë si fëmijë!

Shkoni në një vend ku ka borë dhe ndërtoni një plak bore.

Rezervoni një udhëtim me anije ose varkë.

Shkoni në një klasë kërcimi së bashku.

Rikrijoni takimin tuaj të parë.

Be the first to comment

Leave a Reply