Koci: Serbia vepron, ne vajtojmë

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianti Koci ka thënë se Kosova ka lëshuar mbi dhjetë urdhërarreste në Interpol për krimet që i kanë kryer kriminelët serb në Kosovë.

Kjo natyrisht është numër shumë i vogël i urdhër arresteve, duke pasur parasysh numrin e madh të krimeve më monstruoze që i ka kryer pushteti i Millosheviqit në Kosovë”, ka shkruar Koci në llogarinë e tij në Facebook.

“Paramendoni, Serbia ka lëshuar më shumë urdhër arreste për krimet e supozuara në Kosovë, se ne”.

“Përndryshe, para më shumë se një muaji, në Malin e Zi është arrestuar dhe ekstraduar me kërkesën e Kosovës, një person me mbiemrin Vukotiq”.

“Poashtu edhe një rom është arrestuar dhe ekstraduar nga Bosnja, me kërkesën e Kosovës”, ka përfunduar ai.

Be the first to comment

Leave a Reply