Këshillë për të gjithë prindërit: Kjo sjellje e juaja i parandalon fëmijët të bëhen të suksesshëm

Gjatë hulumtimeve të tij, eksperti i lidershipit dhe autori bestseller i librave të psikologjisë, Dr. Tim Elmore ka zbuluar disa gabime të cilat prindërit shpeshherë i bëjnë kur i rrisin fëmijët – gabime të cilat ua zvogëlojnë vetëbesimin fëmijëve qysh në moshë të hershme dhe ua kufizojnë mundësitë për t’u bërë të suksesshëm në jetët e tyre profesionale dhe personale.

Për t’ju ndihmuar t’i shmangni gabimet e njëjta, sjellim një ndër gabimet më të zakonshme që prindërit i bëjnë:

Nuk i lini fëmijët të përjetojnë rrezikun

Ne jetojmë në një botë e cila na paralajmëron për rrezik në çdo kthesë. Preokupimi “siguria në rend të parë” na detyron ta përjetojmë frikën se mund t’i humbasim fëmijët, prandaj bëjmë çdo gjë për t’i mbrojtur.

Fundja fundit, kjo është detyrë e jona t’i ruajmë ata, por këtë frikë e kemi shndërruar në diçka tjetër dhe po ka efekt krejt të kundërt. Psikologët e Evropës kanë zbuluar se nëse një fëmijë nuk luan jashtë shtëpisë dhe asnjëherë nuk lëndohet, ata në moshë të rritur do të kenë fobi të ndryshme.

Fëmijët duhet të lëndohen disa herë për të mësuar se gërvishtja e gjunjëve apo gjymtyrëve tjera është gjë normale; adoleshentët ‘duhet’ të ndahen nga partneri për të vlerësuar pjekurinë emocionale të cilën e kërkon çdo lidhje serioze.

Nëse prindërit e heqin tërë rrezikun nga jetët e fëmijëve, atëherë fëmijët do të rriten me arrogancë të lartë dhe vetëbesim të ulët.

Be the first to comment

Leave a Reply