Serbët po planifikojnë ta turpërojnë Kosovën, ta formojnë Asociacionin në Ditën e Pavarësisë

Serbët po planifikojnë që ta shpallin të krijuar Asociacionin e tyre të Komunave më 17 shkurt,në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Çështja e formimit të Asociacionit të Komunave serbe do të jetë serish shkëndijë ndezëse në linjën Beograd – Prishtinë . Sepse, institucionet e Kosovës po refuzojnë edhe më tej ta formojnë AKS-në, edhe pse ky është detyrim sipas marrëveshje së Brukselit. Por, bashkëkombësit tanë në Kosovë planifikojnë që Asociacionin ta themelojnë më 17 shkurt nëse këtë nuk e bën Qeveria e Thaçit”, citon Novosti i Beogradit t’i ketë thënë një burim i tij në Qeverinë e Serbisë.

Më herë serbët kishin paralajmëruar formimin e AKS-së më 15 shkurt, në ditën e shtetësisë së Serbisë, nëse ai nuk do të themelohet nga institucionet e vendit tonë.

Pas rrënimit ë murit në Mitrovicë dhe pas fillimit të ndërtimit të projektit të ri afër ish-murit, janë shtuar deklaratat për themelimin e Asociacionit të komunave serbe, transmeton koha.net

AKS sot ishte temë edhe në takimin e treshes udhëheqëse të vendit Thaçi – Veseli – Mustafa.

“Bashkësia e komunave serbe është thelbi i Marrëveshjes së Brukselit dhe pala jonë do të përdorë të gjitha mjetet politike që Prishtina të detyrohet ta respektojë marrëveshjen. Në të kundërtën. E gjithë ajo për të cilën jemi pajtuar humb nga kuptimi dhe vihet në pikëpyetje vazhdimi i dialogut”, citon Novosti t’i ketë thënë burim qeveritar serb.

Be the first to comment

Leave a Reply