ÇMIMET “GRAMMY”, LADY GAGA BASHKOHET ME METALLICA

Pas performancës së shkëlqyer në pushimin e “Super Bowl” dhe pas njoftimit se do të nisë një tur botëror për promovimin e albumit të saj të ri, Lady Gaga do të bashkohet me Metallica të dielën, për një duet të veçantë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, ditën e dielë.

Lajmin e bën të ditur revista “Rolling Stone”, që konfirmon se këngëtarja e famshme do u bashkohet Katy Perry, Kelsea Ballerini, John Legend, Metallica, Carrie Underwood, Bruno Mars, Keith Urban, Adele dhe Beyonce.
Lady Gaga ishte e pranishme në çmimet Grammy edhe vitin e kaluar, kur këndoi disa nga këngët e të ndjerit David Bowie.

/ Top Channel

Be the first to comment

Leave a Reply